Maradona sulmon Montella-n: Sevilla bëri një çmenduri!

11 Janar 2018
Maradona sulmon Montella-n: Sevilla bëri një çmenduri!

Diego Armando Maradona kritikoi drejtuesit e Sevilla-s për punësimin e Vincenzo Montella në krye të ekipit për të zëvendësuar Eduardo Berizzo.

Vendimi për të shkarkuar Berizzo-n shkaktoi polemika të mëdha, pasi ai sapo ishte kthyer në punë pas trajtimit të kancerit.

“Është çmenduri që Montella të marrë vendin e Berizzo”, shkruan Maradona në “Instagram”.

 

Una locura que Montella, ocupe el lugar de Berizzo.Cuando a Montella lo echaron mal del Milán.Y hay miles de técnicos que pueden ocupar ese lugar. NO PUEDE SER QUE LOS EMPRESARIOS COMANDEN EL FÚTBOL.(tiene que seguir berizzo). O poner un alterno. Esto tiene que cambiar.

A post shared by Diego Maradona Oficial (@maradona) on Jan 11, 2018 at 10:44am PST

“Sidomos kur mendon që Montella ka bërë një punë të keqe në Milano. Ka mijëra trajnerë që mund ta zënë atë vend. Biznesi nuk mund të kontrollojë futbollin (Berizzo duhet të mbështetej). Ose të paktën të vendosni një alternativë. Kjo duhet të ndryshojë”.

Montella u punësua nga Sevilla vetëm një muaj pasi Milani e shkarkoi atë për rezultate të dobëta.