Maratona, Gega sqaron keqkuptimin: Duan të më dëmtojnë

09 Tetor 2018
Maratona, Gega sqaron keqkuptimin: Duan të më dëmtojnë

Edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës përfundoi me rezultate surprizë, por edhe me keqkuptime. Atletja shqiptare Luiza Gega, e cila u shpall fituese për kategorinë e femrave për 21 km, krijoi konfuzion pas mbërritjes në finish. U pretendua se Gega nuk e meritoi vendin e parë, pasi mbërriti pas atletes Agnes Chebet që dha kohën 01:14’ 56’’, por Gega ishin 38 sekonda më e shpejtë: 01:14’ 16’’. Kur atletet u ngjitën në podium pati një debat nëse rekordmenia shqiptare e meritoi apo jo çmimin e parë për shkak se e para në finish mbërriti Agnes Chebet. Paisja që atletet kishin në trul e kontrolluar nga checkpointe tregoi se Chebet ishte 38 sekonda më vonë se koha e Gegës, e cila ishte në një grup tjetër dhe për këtë arsye u krijua ky keqkuptim. Për “Ora News”, Luiza Gega u shpreh se nuk është favorizuar askush, pasi gjithçka është e verifikuar.

“Më vjen keq që emri im lakohet për një incident të tillë. Chipi që ne kishim përcakton se kush kishte kohën më të shpejtë dhe e meritoi vendin e parë. Më vjen keq për kolegen, sepse ajo krijoi përshtypjen se ishte e para, por realiteti nuk ishte ky. Mediat filluan menjëherë të vjellin vrerë ndaj meje, por kur unë dola kampione e Mesdheut, askush nuk zhvilloi një inetrvistë të zgjeruar për të më pyetur sesi e arrita këtë sukses në një moment që ne nuk kishim kushte për tu stërvitur. Kisha dy muaj që stërvitesha për këtë aktivitet, edhe pse ky është një trofe i parëndësishëm për mua. Kjo ishte një gafë që nuk duhet të ndodhte, nga e gjithë kjo histori e dëmtuara mbeta unë”, tha Gega. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.