Marc Jurado largohet nga Barcelona

30 Qershor 2020

Marc Jurado ka konfirmuar në rrjetet sociale se është larguar nga Barcelona, ndërkohë që po spekulohet për transferimin e tij te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi 16 vjeçar i ka kaluar nëntë vite te grupmoshat e reja të katalunasve në Akademinë e famshme, La Masia, ndërsa i ishte ofruar mundësia për të qëndruar.

Megjithatë, talenti zgjodhi që të largohej, ndërkohë që Djajtë e Kuq pritet t’i sigurojnë shërbimet e tij, teksa Blaugranët do të përfitojnë 1.5 milion euro nga ky transferim.

View this post on Instagram

Gracias/Gràcies @fcbarcelona 🔵🔴

A post shared by MJ2🦍 (@marcjurado04) on Jun 29, 2020 at 9:00am PDT

Në një postim në Instagram, Jurado ua ka shpjeguar ndjekësve vendimin e tij për të vazhduar karrierën diku tjetër.

“Nuk është lehtë të largohesh nga një klub që të ka dhënë gjithçka. Barcelona ka qenë shtëpia ime e dytë, familja ime e dytë, ku jam zhvilluar si lojtar dhe si person”, ka shkruar mes tjerash mbrojtësi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com