Marcelo shmangu kontaktin me Solarin pas zëvendësimit kundërthënës ndaj Valladolidit

11 Mars 2019

Në ndeshjen e të dielës ndërmjet Real Madridit dhe Real Valladolid, Marcelo e kishte shmangur trajnerin tashmë të shkarkuar, Santiago Solari.

Argjentinasi vendosi ta inkuadronte brazilianin në dy minutat e fundit të ndeshjes, diçka që e kishte frustruar mbrojtësin e majtë.

Marcelo u inkuadrua në dy minutat e fundit të ndeshjes (Foto: SDN serviciodenoticias)

Raporti mes tyre nuk ka qenë aspak i mirë në muajt e fundit, duke qenë se Solari kishte preferuar të luante me Sergio Reguilon në vend të 30-vjeçarit.

Lexo po ashtu: Lajmet për Marcelon

Në fund të ndeshjes në Estadio Jose Zorrilla, Marcelo shmangu rrugën që të mos dilte përballë Solarit, në mënyrë që të mos e përshëndeste.

Marcelo nuk deshi t’i fliste Solarit (Foto: Marca/Iwantdata.com)

Disponimi i brazilianit do të ndryshojë, duke qenë se Real Madridi tashmë e ka shkarkuar Solarin dhe e ka rikthyer legjendën Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Zëvendësimi i Marcelos (Foto: Marca)

www.telegrafi.com