Marco Reus kërkoi përforcime, Borussia ‘godet’ në merkato

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner thuhet se është në prag të nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me Borussia Dortmund. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar shtatë sezone me bardhezinjtë duke fituar Scudetto në secilin prej atyre viteve dhe gjithashtu duke ngritur katër Coppe Italia. Këtë sezon kapiteni i Zvicrës ka bërë 26 paraqitje në Serie A, duke ofruar dy asiste, por ai tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” kur kontrata e tij të përfundojë në 30 qershor. “Tuttosport” është duke raportuar se përfaqësuesit e tij po përcaktojnë detajet përfundimtare të një marrëveshjeje me Borussia Dortmund, e cila pritet të jetë për dy vitet e ardhshme. Lichtsteiner do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me klubin gjerman, duke lënë Italinë pas 10 sezonesh, pasi për herë të parë në Serie A luajti me fanellën e Lazio në vitin 2008.

Borussia Dortmund pati shfaqur interes për mbrojtësin zviceran edhe dy sezone më parë, por në verën e vitit 2016 nuk arritën të nënshkruanin, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, që e konsideronin si të paprekshëm në atë periudhë 34-vjeçarin. Lichtsteiner konfirmoi kohët e fundit se aventurës së tij në “Allianz Stadium” po i vjen fundi: “Këto janë ditët e mia të fundit në Juventus. Kam nevojë për sfida dhe motivim të ri. Unë jam përmirësuar në mentalitetin tim. Nuk e dija se çfarë do të thoshte të luash në Juventus kur arrita në fillim, pasi ka presion dhe obsesion për fitoren. Në Lazio duhej të mbroheshim në pjesën e fundit të fushës, kurse këtu në mesfushë. E ardhmja ime do të jetë jashtë Italisë. Unë nuk do të them se ku, pasi nuk kam nënshkruar ende”, tha mbrojtësi i djathtë, që ka fituar gjithçka me “Zonjën e Vjetër”, përveç trofeut të Champions League, që është një obsesion për të, por edhe për kampionët e Italisë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan