Mark Clattenburg e pranon se Messi e bëri atë të ndryshonte mënyrën e tij të referimit

09 Maj 2020

Mark Clattenburgut i duhej të ndryshonte mënyrën se si referonte qysh në takimin e parë me Lionel Messi.

Gjyqtari anglez ka zbuluar se në momentin që ai ishte në fushën e njëjtë me argjentinasin në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, atij i është dashur të ndryshojë filozofinë  e punës së tij.

Clattenburg kishte mbetur i befasuar nga ajo çfarë kishte parë, pasi Messi ishte i pandalshëm në atë takim.

“Për herë të parë kur referova në ndeshjen që ishte edhe Messi, isha i shokuar, ai është gjeni”, ka thënë gjyqtari.

“Barcelona po luante kundër PSG-s dhe unë isha afër Messit në momentin që driblonte dhe thosha: “Zoti im, kjo është e pabesueshme”.

“Kur ju referoni, ju duhet të ndiqni topin. Me të (Messin), ju mund të humbni topin, imagjinojeni si është për mbrojtësit”.

“Unë u dashtë të ndryshoja filozofinë e referimit tim dhe mënyrën se si të ndiqja topin. Ai ishte shumë i lëvizshëm dhe ishte e vështirë të përcillja topin”.

“Kundërshtarët ose e shqelmonin atë, ose e ndalonin për fanellën, ndryshe në atë ndeshje ai nuk ndalej”, ka shtuar më tej Clattenburg.

Gjyqtari ka vlerësim të lartë edhe për Cristiano Ronaldon, që kishte disa takime me të në Ligën Premier dhe kur ishte te Real Madridi në Ligën e Kampionëve, duke e quajtur si një lojtar të kalibrit të lartë. /Teegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan