Marotta te Inter, më shumë se një hipotezë

Vazhdon të diskutohet në botën e futbollit italian vendimi i Andrea Agnelli-t për të mos rinovuar me Beppe Marotta-n, arkitektin e suksesit të Juventus. Një vendim që ka krijuar pista të shumta, rreth të ardhmes së drejtuesit.

Mediat italiane kanë shkruar rreth të ardhmes së Marotta-s: “Edhe në Evropë po ndjekin me shumë kuriozitet ne Torino duke pritur Juventusin e së ardhmes. Ide që sheh Andrea Agnelli-n gjithmonë e më shumë në qendër të projektit, por akoma edhe më operativ, siç ndodh me Florentino Perez te Real Madrid.

Fillimisht u mendua se te ky largim, mund te ketë ndikuar tratativa dhe zbarkimi i Ronaldo-s në Torino, por me sa duket nuk është kjo arsyeja e këtij divorci kaq shumë të diskutuar. Përveç Marotta-s, duket se edhe krahu i tij i djathtë te Sampdoria, Fabio Paratici mund të largohet gjithashtu edhe pse në fillim u përfol se ai mund te zëvendësonte Marotta-n. Ky i fundit mund të përfundojë në Angli te Man.United, por e ardhmja e Marotta-s mund të tronditë jo pak botën e Juventusit.

Marrota mund të përfundojë tek Interi, klub të cilin ai e konsideron perfekt për “hakmarrjen” e tij për trajtimin që mori te Torino pas kaq shumë vitesh suksesi. A është Interi e interesuar vërtetë për drejtuesin italian? Lajm që as nuk mohohet, por nje drejtues që mund të mbështesë Ausilio-n te Inter, ka muaj qe është bosh. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan