Marseja në flakë, goditet autobusi i Lazios / FOTO

25 Tetor 2018

Pa nisur sfida mes Marsejës dhe Lazios në Europa League, qyteti francez është përfshirë nga kaosi i shkaktuar nga tifozët vendas, të cilët kanë goditur me gurë autobusin e skuadrës italiane duke thyer edhe një xham. Disa prej lojtarëve janë trembur por fatmirësisht situata u vu shpejt nën kontroll.

Ultrasët e skuadrës franceze ishin vendosur që në orët e pasdites pranë stadiumit Velodrome për të pritur kundërshtarët e tyre. Por nuk ka mjaftuar rrethimi i zonës nga forcat e xhandarmërisë për të qetësuar situatën edhe pse kanë përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën.

Fatmirësisht autoritetet kishin marrë masa për shoqërimin e 400 tifozëve të Lazios larg zonës problematike për të shmangur incidente të tjera./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan