Martin Odegaard rikthehet të Real Madridi

12 Gusht 2020

Real Sociedadi ka konfirmuar se Martin Odegaard është rikthyer te Real Madridi përpara sezonit të ardhshëm pas një huazimi të suksesshëm te klubi bask.

Ishte menduar që norvegjezi do të kalonte një sezon të dytë si huazim në klubin bask, përpara se të dilte këtë javë që trajneri i Realit, Zinedine Zidane kishte bërë një kërkesë të veçantë që ai të kthehej në kryeqytetin spanjoll këtë verë.

Thuhet se Zidane beson se ylli norvegjez është gati të përfshihet në skuadrën e parë të Los Blancos menjëherë dhe kthimi i tij ishte kërkesa e tij e parë e transferimeve.

Lexo po ashtu: Ronaldo zgjodhi pesë superyjet e së ardhmes në vitin 2015, kush ishin dhe ku janë tani?

Megjithë një marrëveshje të raportuar midis presidentëve të klubit Florentino Perez dhe Jokin Apperibay që marrëveshja e huazimit të Odegaard te Sociedad do të zgjaste për një sezon tjetër, kjo gjë nuk do të ndodhë tani.

Odegaard i ka thĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e tij klubit bask dhe madje ka thĂ«nĂ« se Real Sociedadi dhe tifozĂ«t e tyre e bĂ«nĂ« atĂ« tĂ« ndjehej ‘si njĂ« nga lojtarĂ«t e tyre tĂ« rinj’.

𝗠agic
𝗔gility
đ—„eal
𝗧alent
𝗜ntelligence
𝗡orth

And commitment. It has been a fantastic, unforgettable year. Tusen takk, Martintxo 🇳🇮#AurreraReala pic.twitter.com/KqJ1KyvAsB

— Real Sociedad (@RealSociedadEN) August 12, 2020

“Golat e tij, loja e tij, karakteri i tij, pĂ«rpjekja dhe pĂ«rulĂ«sia e tij e kanĂ« bĂ«rĂ« Martinin tĂ« kujtohet me dashuri tĂ« jashtĂ«zakonshme nga e gjithĂ« familja Real Sociedad”, thuhet nĂ« njoftimin e baskĂ«ve.

Odegaard shënoi shtatë gola për Sociedadin sezonin e kaluar, me të ardhmen e tij që thuhej se lidhej me atë të Luka Modric në ekipin e parë në kryeqytetin spanjoll, me norvegjezin që pritet të jetë pasardhësi i kroatit në formacionin titullar. /Telegrafi/

OFFICIAL: Martin Odegaard will return to Real Madrid next season ✹ pic.twitter.com/ezoiqLozJf

— B/R Football (@brfootball) August 12, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com