Massimiliano Allegri shqetësohet për presionin ndaj Dybala-s

Massimiliano Allegri ka një farë shqetësimi për Paulo Dybala-n dhe kjo sepse mediet po shkruajnë shumë për të e kjo po e vendos sulmuesin në presion. Dhe për trajnerin kjo nuk është e drejtë.

Ndërkohë që ai nuk mund të rrinte pa folur edhe për yllin e bardhezinjve, Cristiano Ronaldo. Për Allegri-n optimizmi është i madh se portugezi në takimin e nesërm kundër Sassuolo-s do të zhbllokohet.

“Po krijohen mjaft presioni që nuk është mirë të jenë. Nëse ai nesër luan dhe gabimisht nuk e bën një ndeshje të mirë, ju jeni të parët që e masakroni”. Tekniku flet për sulmuesin argjentinas i cili ka dy ndeshje radhazi që nuk luan si titullar.

“Ai nuk ka luajtur sepse unë kam bërë disa zgjedhje teknike në formacion. Cilësitë e tij asnjë nuk i vë në diskutim por duhet që të hedh në fushë 11 futbollistë, shto këtu edhe 3 të tjerë. Për fat të mirë tani luajmë çdo 3 ditë. Paolo duhet të gjejë vendin si titullar. Ashtu si të gjithë duhet që të ngjallë diskutim dhe të punojë e ta tregojë në fushë, ashtu si të gjithë”,

Më pas ai u ndal te Cristiano Ronaldo. “Cilit do t’ia jepja çmimin e FIFA-s? Ronaldos për atë që ka bërë, pa i hequr meritat Modric-it. Goli i munguar? Them se ndaj Sassuolo-s do të zhbllokohet dhe do të bëjë gol”.

Tekniku i “Zonjës së Vjetër” ndalet te rivali i radhës në takimin e nesërm në “Allianz Stadium’.

“Për ne nesër është një përballje direkte, klasifikimi e thotë këtë. De Zerbi është një nga të rinjtë më të talentuar dhe ekipet e tij luajnë shumë mirë. Ndërtojnë lojën që nga prapavija dhe ai tekniku ka bërë një punë të mirë te Sassuolo sepse ka lojtarë me më cilësi krahasuar me ata te Benevento.”

Në fund Allegri foli edhe për formacionin.

“Mandzukic do të zbresë në fushë në krah të CR7-ës kurse dyshime ka për Khedira-n e Chiellini-n, me këtë të fundit që, ka nevojë për një pushim, E nesërmja mund të jetë ndeshja e parë si titullar e Emre Canit, kurse Pjanic vështirë të luajë. Në mbrojtje po nuk luajti Alex Sandro, do të luajnë ose Cancelo ose De Sciglio”. Përfundoi tekniku i “Zonjës së Vjetër”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.