Massimiliano Allegri tregon se përse refuzoi Real Madridin

“Real Madridi është klubi më i madh në botë, por unë ia kisha dhënë fjalën Juventusit”. Trajneri Massimiliano Allegri rikthehet që të flasë në lidhje me zërat tashmë të zhdukur për një kalim të tij të mundshëm te “galaktikët”. Këtë e bëri gjatë një interviste për revistën “Stile Mese”.

“Të përflitem për një kalim te një klub si Reali më ka mbushur me krenari, por unë u thashë ‘jo’ atyre, sepse kisha marrë një zotim me presidentin Andrea Agnelli. Dy ishin arsyet e refuzimit tim: 1) Respekti maksimal për Juven. 2) Mbajtja e fjalës. Me këto argumente refuzova ofertën nga Madridi”,deklaroi Allegri.

Italiani ndihet entuziast për zgjedhjen që ka bërë. Sidomos tani që në skuadër ka ardhur edhe Cristiano Ronaldo, njeriu që mungonte për të fituar Champions-in.

Ky kompeticion është kthyer në një fiksim për klubin bardhezi. “Unë një flamur si Buffon apo Del Piero? Absolutisht jo, nuk dua të barazohem me to. Janë futbollistë që kanë shkruar historinë e këtij klubi, unë katër vite kam këtu”, u shpreh tekniku livornez, që tani ka hyrë në zemrat e të gjithë tifozëve bardhezinj. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan