Mata: Jepja topin Martialit dhe Unitedi do të fitojë

11 Shkurt 2019
Mata: Jepja topin Martialit dhe Unitedi do të fitojë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka ngritur lartë Anthony Martialin pas formës së mirë në muajt e fundit.

Djajtë e Kuq nuk din për humbje nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe francezi është një nga lojtarët kyç të teknikut norvegjez.

“Thjesht e dua Anthonyn. Aq më mirë sa luan, aq më shumë fitojmë. Gjithmonë do të them të njëjtën gjë, por është e vërtetë: jepja topin Anthonyt dhe ne do të fitojmë!”, ka thënë Mata për Bein Sport.

Anthony Martial gjatë ndeshjes kundër Fulham (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime.

Man Utd aktualisht këtë sezon renditet në vendin e katër me 51 pikë, me një pikë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve: Fulham 0 – 3 Man. Utd, shkëlqim i Martial dhe Pogbas

Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është kundër Liverpoolit, një takim i rëndësishëm për ecurinë e të dy skuadrave.

Lojtari me më së shumti gola këtë sezon për Unitedin është Paul Pogba me 11 gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com