Mata zgjon interesimin e Fenerbahces dhe Galatasarayt

12 Qershor 2019

Mesfushori i Manchester Unitedit, juan Mata, ka zgjuar interesimin e dy skuadrave turke, Fenerbahce dhe Galatasaray – bĂ«n tĂ« ditur  Daily Mail.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar mesfushorit spanjoll rinovim të kontratës, mirëpo ai ende nuk e ka qartësuar të ardhmen e tij.

31-vjeçari do të jetë i lirë nëse refuzon ta nënshkruajë kontratën te klubi anglez, ndërsa situatën e tij po e monitoron edhe Barcelona.

Juan Mata (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll skadon nĂ« fund tĂ« kĂ«tij muaji, andaj Fenerabahce dhe Galatasaray janĂ« tĂ« interesuar t’i marrin shĂ«rbimet e tij nĂ« kĂ«tĂ« verĂ«.

Lexo po ashtu: Nga Godin te Mata e Balotelli – tetĂ« lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« verĂ«

31-vjeçarit thuhet se i është ofruar edhe një vit kontratë nga Manchester Unitedi, mirëpo deri më tani lojtari nuk ka treguar vullnet që ta vazhdojë atë.

Skuadra angleze ditë më parë ka liruar disa lojtarë nga skuadra, ndërsa kishin paralajmëruar se Matas i është ofruar kontratë e re, mirëpo me shumë gjasë ai do të largohet. /Telegrafi/

www.telegrafi.com