Mateus shokon tifozët e Bajernit: Nojer ikën nga Mynihu

07 Prill 2020

Ish-lojtari  kombëtares së Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut në vitet 90-të, Lotar Mateus është i sigurt që kapiteni i bavarezëve, Manuel Nojer nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

“ Mendoj që Manuel e ka bërë zgjedhjen e tij. Fakti që ende nuk ka rinovuar me kampionët më bën të dyshoj nëse do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin tjetër. Një tjetër arsye është edhe ardhja e poriterit të talentuar, Aleksandër Nybel nga Shalke”, tha Mateus për “Skysport”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com