Matic do ta flakë "Mini Cooper-in", nuk po e lejon të shërohet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 16:38
29-vjeçari ka pasur disa shqetësime gjatë javëve të fundit

Ylli i Manchester United-it, Nemanja Matic do të heqë dorë nga “Mini Cooper-i” i tij, sepse po e pengon shërimin e tij nga dëmtimi.

Mesfushori serb ka qenë element me rëndësi i "Djajve të kuq", që pas transferimit të tij nga Chelsea verën e kaluar për 40 mln euro.

29-vjeçari ka pasur disa shqetësime gjatë javëve të fundit, duke e bërë atë të ndihet keq.

Stafi mjekësor i “Djajëve të Kuq” beson se ai është i lodhur për shkak të numrit të ndeshjeve që ka luajtur.

Por burime pranë United-it kanë zbuluar se Matic-i 195 cm i gjatë me zor futet në "Mini Cooper-in" e tij të personalizuar.

Ai tani ka në plan ta lërë mjetin e tij të preferuar për një makine më të madhe, për ta ndihmuar atë me problemet e dëmtimeve të tij.

Një burim i “Old Trafford” tha: "Matiç ka qenë gjithmonë një fans i madh i makinave Mini Cooper. Problemi është se pozicioni i poshtëm që ka makina, nuk e ndihmon me dëmtimet që ka. Gjendja e përgjithshme e dobët e rrugëve rreth Carrington, dhe lartësia e ulët që makina ka nga toka, do të thotë se ai ndjen çdo përplasje të vogël. Disa nga stafi kanë bërë shaka se ai tani duhet të marrë diçka që të përputhet me madhësinë e tij - si një tank i kuq Sherman".

Matiç ka luajtur deri më tani 22 herë për United në Premier League këtë sezon, por është lodhur gjatë javëve të fundit.

Liverpool bën një ofertë të re për të nënshkruar me Alisson nga Roma

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 16:32
Binden verdhekuqtë

Alisson është shumë afër kalimit në “Anfield” te Liverpool, me drejtuesit që janë të gatshëm të mirëpresin portierin brazilian në klub. Aktualisht 25-vjeçari është në Romë, por në orët e ardhshme, ai mund të niset drejt Britanisë së Madhe, ku ai do t'i nënshtrohet testeve të tij mjekësore me “Reds”. Raportet e shumëfishta në Angli dhe Itali sugjerojnë se Liverpool-i ka pranuar çmimin e kërkuar nga Roma prej 75 milionë eurosh, ndërsa kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u diskutuar. “Calciomercato.com” raportoi sot se Liverpool-i ka ngritur ofertën e tij për Alisson. Gjigandët e Premier League kanë ofruar 75 milionë euro plus bonuese për portierin brazilian, i cili gjithashtu ishte i kërkuar nga Chelsea. Ndërkohë “Sky Sports”, shkruan se gjigandët e Premier League tani po përgatisin testet mjekësore për 25-vjeçarin.

Ekipi anglez bëri një ofertë dje prej 60 milionë euro plus 10 milionë € bonuse, e cila ishte shumë afër çmimit të kërkuar të verdhekuqve. Sot drejtuesit e Liverpool-it bënë një ofertë të re e cila është pranuar nga italianët. Oferta e përgjithshme është 75 milionë euro, sipas asaj që shkruan “La Stampa” që do të përbëhet nga 60 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse. Klubet janë duke diskutuar metodën e pagesës dhe strukturën e bonuseve, ndërkohë Alisson ka dhënë tashmë “OK” për një lëvizje në Premier League, kështu që transferimi mund të mbyllet shpejt. Chelsea nuk arriti të bëjë ndonjë ofertë zyrtare për Alisson, pasi Thibaut Courtois pritet të largohet nga Londra me Real Madridin, klubin e interesuar. Edhe pse nuk është akoma zyrtare portieri belg do të transferohet në Madrid te Reali. “Los Blancos” janë pranë nënshkrimit me yllin belg për 35 milionë euro dhe pas transferimit të Alisson në Liverpool (pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim), objektivi i tyre i mbetur është portieri i Milanit, Gigio Donnarumma. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Në Belgjikë janë të bindur, Januzaj pranë rikthimit në Premier League

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 12:33

Everton ka shfaqur interesim për ish-lojtarin e Manchester United Adnan Januzaj, sipas asaj që raportojnë mediat në Belgjikë. Sulmuesi 23-vjeçar aktualisht aktivizohet me klubin spanjoll Real Sociedad, ku u transferua verën e kaluar. Por tani, sipas Het Nieuwsblad nuk mund të përjashtohet një rikthim në Premier League, duke shtuar se Goodison Park mund të jetë një 'destinacion i pranueshëm' për Januzaj-n, pasi ai e njeh mirë këtë zonë të Anglisë.

Mesfushori i kombëtares belge ka qenë protagonist në ndeshjen kundër Anglisë, ku shënoi golin e vetëm që rezultoi të jetë edhe i fitores për Belgjikën. Kjo ka bërë që disa klube angleze të rikujtohen edhe njëherë për Januzaj. Ai luajti 86 minuta gjatë ndeshjes së fundit në grup, atë me Anglinë në Kaliningrad, por nuk luajti në ndonjë ndeshje tjetër gjatë Botërorit.

U duk sikur Januzaj do të luante rregullisht te United, gjatë drejtimit të David Moyes dhe Louis van Gaal, por ai u huazua fillimisht te Borussia Dortmund dhe pastaj te Sunderland. Jose Mourinho vendosi ta shesë te Sociedad verën e kaluar pas 63 ndeshjeve dhe pesë golave për United. Trajneri i ri i Evertonit është Marco Silva i cili ka zëvendësuar Sam Allardyce. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Nga varfëria në Anfield, historia e pazakontë e Naby Keita

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 12:02

Naby Keita është lojtari i momentit te Liverpool. I bllokuar që një vit më parë nga Leipzig, paguar 52 milionë paund, lojtari i lindur në vitin 1995 tashmë i ka mahnitur të gjithë pjestarët e Reds, të gatshëm për të tërhequr ekipin në një sezon që pritet të jenë protagonistë deri në fund. Kjo uniformë, nga ana tjetër, pranon vetëm rezultate të mëdha. Nuk bëhet fjalë vetëm për emblemën, por edhe për numrin e zgjedhur nga Guineani, i cili me bekimin e Gerrard është gati të veshë numrin 8 magjik, që ka hyrë në zemrën e çdo tifozi anglez. E pamundur për mesfushorin të ndiejë frikë, ose të paktën presionin. Ai e di mirë sfidën e madhe që e pret, por vështirësitë që ka hasur në jetë e bëjnë atë të gatshëm për çdo gjë.

I rritur në varfëri në Guinea, duke luajtur futboll në rrugë pa këpucë, duke dribluar makina që herë pas here e godisnin. Kjo është fëmijëria e blerjes së re të Liverpool. Guinea është një vend i varfër dhe politikisht i rrezikshëm që e ka bërë Keita-n personin dhe lojtarin që ai është sot: i detyruar të luftojë për çdo gjë, për të bërë një hap më shumë se të tjerët, kjo edhe për shkak të gjatësisë. "Gjithçka që kam përjetuar më ka përgatitur në mënyrën më të mirë për të përballuar çdo gjë si një profesionist. Unë kam luftuar për çdo gjë: mundësinë për të luajtur, topin, respektin. As makinat nuk mund të më ndalnin ".

Keita, që nga mosha e hershme, kur luante pa këpucë në rrugë, ishte i destinuar të ishte një lojtar i Liverpool. Babai është një tifoz i madh i Reds, dhe shumë nga miqtë e tij e ndjekin Liverpoolin sikur të ishte një fe. Në rrugë ai luante me fanellën e kuqe të Anfield, tani ai është gati ta nderojë atë në tempull, para syve të mijëra spektatorëve. Lojtari ka qenë i detyruar të udhëtojë nëpër Evropë pa gjetur një ekip, i paaftë për të kuptuar atë që i kërkonin trajnerët, për atë që nuk dinte asgjë rreth taktikave: "Gjatë seancave stërvitore, trajnerët më kërkonin të bëja gjëra që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë, përdornin terma që nuk i kuptoja ". Tani, megjithatë, kjo është pjesa më e rëndësishme e udhëtimit: për ti treguar të gjithë botës se është i gatshëm të hyjë në tempullin e të mëdhenjve. Premier League është terreni i përsosur. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Wenger: Ju tregoj për gabimin më të madh në karrierë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 21:31

Sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i parë i Premier League pa Arsène Wenger pas 22 vjetësh. Ideja që Arsenal të drejtohet nga dikush tjetër është e papranueshme për shumë njerëz – trajneri është bërë sinonim i klubit. Gjatë viteve të fundit, tifozët ishin të pakënaqur me rezultatet dhe madje kishin protestuar që të largohej. Ai më në fund arriti në përfundimin se ishte koha për t'u larguar, mbase me shumë vite me vonesë, siç e ka pranuar gjatë një interviste për RTL, një stacion radio në Francë.

I pyetur nga Christine Kelly për gabimin e tij më të madh, Wenger tha: “Ndoshta qëndrimi në të njëjtin klub për 22 vite. Unë jam dikush, që i pëlqen të lëvizë shumë, por gjithashtu më pëlqen një sfidë. Unë kam qenë një i burgosur i sfidës sime në kohë”. Ai është dukshëm i vetëdijshëm, duke pranuar se duhej të largohej më herët nga Arsenal, por ra viktimë e pasionit të tij obsesiv.

Ai ishte i sinqertë në këtë intervistë, pasi pranoi se frika e tij më e madhe në jetë ishte "të humbiste aftësinë për të qenë fizikisht i pavarur. Më pëlqen lëvizshmëria ime, më pëlqen të ushtrohem". Ndoshta komenti i tij më prekës erdhi kur u pyet se kujt do t'i kërkonte falje. "Më vjen keq që kam sakrifikuar gjithçka për një klub, sepse e kuptoj se kam lënduar shumë njerëz rreth meje. Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi” tha ai. "Në këtë punë, ne vazhdimisht marrim vendime që lëndojnë disa, ndërkohë që i bëjmë të lumtur të tjerët. Kur punon me një skuadër me 25 lojtarë, në fund të fundit, çdo të shtunë ose të martë, në thelb, ke 14 njerëz të papunë.

Arsene tha se lojtari më i mirë që kishte stërvitur ishte “ndoshta Thierry Henry” dhe se ndeshja më e lumtur, që ai ka fituar ishte “kundër Barcelonës”. Ata ishin të pamposhtur. “Futbolli në të dyja skuadrat ishte i jashtëzakonshëm”, – kujton ai për fitoren ndaj Barçës, me trajner Pep Guardiolën, në vitin 2011.

Wenger mund të mos ketë arritur atë që pritej gjatë karrierës së tij te Arsenal, por si gjithmonë ai ka treguar në këtë intervistë se ai është një njeri me klasë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.