Matip ka zbuluar se si pas përmbysjes që i bëri Liverpooli, Barcelonës në CHL – kishte takuar një Messi të tronditur

23 Mars 2020

Joel Matip ka zbuluar një moment tejet qesharak po edhe pikëllues në përmbysjen e rezultatit nga 3-0 në 4-0 të Liverpoolit ndaj Barcelonës.

The Reds kishin pësuar humbje 3-0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj katalunasëve në Camp Nou, mirëpo në të dytën ishte pamje tjetër.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti që të përmbysë rezultatin në 4-0 ndaj Blaugranasve një viti më parë, derisa Joel Matip ka zbuluar një moment që e kishte me Lionel Messin derisa po priste për testet anti-doping.

“Kur shkova në një dhomë të vogël, ishte një djalosh shumë depresiv: Lionel Messi”, ka zbuluar mbrojtësi i Liverpoolit.

“Ju i shikoni të gjithë në fushë, por nuk keni rastin që të uleni afër kundërshtarit dhe të mbretërojë një qetësi në dhomë”.

Lexo po ashtu: E ardhmja e Lionel Messit para një dileme të madhe: A mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë?

“Në atë dhomë të vogël, kur të gjithë dëgjoheshin duke festuar – unë isha ulur afër Messit që ishte tejet i dëshpëruar”, ka shtuar më tej Matip.

Kujtojmë se Liverpooli kishte mposhtur Tottenham Hotspurin më pas në finale për ta fituar kështu trofeun e gjashtë të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com