Mats Hummels shpërthen: Po sulmojnë gjithçka dhe këdo, kjo është mungesë respekti

14 Tetor 2018

Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por ka edhe disa aspekte negative, veçanërisht në kohërat e futbollit të sotëm, ku të gjithë ndihen të lirë të thonë mendimin e tyre. Janë të shumta situatat e pakënaqshme që ndikojnë më pas edhe në fushën e lojës: mungesë besimi, pesha e kritikave që shkakton frikë se mos gabon. Mats Hummels ka vendosur të bëjë mbrojtësin edhe ndaj sulmeve të shumta që po merr Gjermania e tij, veçanërisht pas humbjes 3-0 kundër Holandës. Sulme që kanë ardhur nga tifozët dhe shtypi.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për Sport1, në të cilën i kundërpërgjigjet atyre që po kritikojnë me ashpërsi kombëtaren. “Po sulmojnë gjithçka dhe këdo në këtë moment. Sipas mendimit tim, është një mungesë respekti”. Kampioni i botës në 2014-ën ka vazhduar të shpjegojë  se, pavarësisht faktit që skuadra është me lojtarë të talentuar, skuadra po trajtohet nga mediat si një ekip amator. “Nuk kemi patur fat dhe kemi gabuar para portës, por tre gola të pësuar janë shumë. Sipas mendimit tim, nuk kemi luajtur keq asnjë ndeshje pas Botërorit, por nuk kemi marrë rezultate të mira”.

Gjithsesi, Hummels ka pranuar se gjermanët janë në vështirësi. “Nuk kemi bërë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës, por nuk kemi luajtur aq keq sa thuhet”. Në fakt, nëse shikohen statistikat, Gjermania ka goditur 21 herë, por vetëm katër nga këto goditje kanë përfunduar në kuadratin e portës. Gjithashtu, skuadra e Low ka dominuar në mbajtjen e topit dhe në numrin e pasimeve të sakta.

Në prag të ndeshjes së 16 tetorit kundër Francës, 29-vjeçari duket se stimulohet nga fakti se do të përballet me kampionët e botës në fuqi dhe beson se ky mund të jetë rasti i duhur për të bërë kthesën. “Para së gjithash duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Duhet të fitojmë në Francë, nuk mund të fshihemi. Është rasti klasik ku duhet të marrim në dorë situatën”. Sepse në të kundërt Gjermania do ta shihte veten një kategori më poshtë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan