Matthaus kundër James: Të jesh mirënjohës që je pjesë e Bayern

08 Tetor 2018

Lothar Matthaus nuk e fsheh kurrë dashurinë e madhe që ka për Interin, por mbi të gjitha për Bayen Munchen, dy klubet e mëdha në të cilat ka shkëlqyer më tepër gjatë karrierës së tij. E kur vjen puna te Bayern, sidomos kur është në krizë, legjenda e Gjermanisë nuk i kursen fjalët për askënd, kushdo qoftë.

Edhe pse vetë ai pranoi pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Borussia Mönchengaldbach se kishte kohë që nuk shihte një Bayern kaq të shëmtuar, për të mbrojtur skuadrën thuajse “ka zbritur në fushë”. Topi i Artë i vitit 1990 ka kritikuar ashpër James Rodriguez, i cili ka dalë hapur kundër trajnerit Niko Kovac.

“Ai mërzitet kur nuk luan titullar, por kur zbret në fushë që nga minuta e parë luan sikur të mos jetë pjesë e skuadrës”, mësohet të ketë thënë Matthaus. “Lojtarët duhet të zbresin nga podiumi dhe të kuptojnë që këtu janë për t’i shërbyer Bayernit. Ky është një klub i kalibrit botëror dhe lojtarët duhet të jenë mirënjohës që bëjnë pjesë në të”.

Megjithatë, gjermani nuk kursehet në kritikat e veta ndaj skuadrës, duke analizuar zgjedhjet e bëra në merkato. “Harruan të rinovonin ekipin, ose ta bënin këtë pak më shpejt. Është një gabim që pak a shumë e kanë bërë të gjithë në vitet e fundit. Sigurisht që ka lojtarë të rinj që vlejnë për të ardhmen, por ndonjëherë duhet blerë një Griezmann apo Bale”, thotë Matthaus./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.