Matuidi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

30 Nëntor 2018
Matuidi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi beson se shoku i ekipit të tij, Cristiano Ronaldo, meriton të fitojë Topin e Artë.

Ronaldo, 33 vjeç, është një nga kandidatë për të fituar çmimin e madh individual Topi i Artë.

Në rast të fitimit të Topit të Artë nga Ronaldo, ky do të ishte një rekord pasi do ta përvetësonte për të gjashtën herë këtë çmim.

Lexo po ashtu: Allegri: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Megjithatë, edhe pse udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të kurorës së tretë të Ligës së Kampionëve më parë këtë vit, portugezi nuk pritet të jetë finalistë.

Ronaldo dhe Matuidi duke festuar një gol (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ylli portugez bëri kalimin në Juventus në korrik dhe bashkëlojtari Matuidi e  mbështet Ronaldon për të fituar Topin e Artë.

“Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë atë [Topin e Artë]”, ka thënë fillimisht Matuidi për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu: Carlos, Drogba, Ronaldinho dhe Buffon zbulojnë favoritët e tyre për Topin e Artë

“Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe kjo bën dallimin”, përfundoi francezi.

Ndryshe, ceremonia e dhënies së Topit të Artë pritet të mbahet në Paris më 3 dhjetor. /Telegrafi/

www.telegrafi.com