Mauro Icardi do të largohet në verë nga Interi

08 Shkurt 2018

Informacionet tregojnë se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi do të bëjë lëvizjen e madhe në merkaton e verës, ai do të largohet nga Inter-i. 24-vjeçari mbërriti në San Siro në vitin 2013, ndërsa agjenti Federico Pastorello tregon se ai do të largohet dhe se Real Madrid-i është i interesuar për të. “Icardi? Ai do të jetë transferta e madhe e verës”, tha Pastorello.

Një raport i disa ditëve më parë nga Corriere dello Sport tregonte se Real Madrid ishte gati që të paguante 97,8 milionë paund për të marrë shërbimet e tij. Icardi ka shënuar 18 gola në 22 javëSerie A këtë sezon, ndërkohë që lojtarët e Real-it nuk e kanë bërë të njëjtën gjë në La Liga, por as të paktën të kenë arritur të shënojnë deri te dyshifrorët.

Që kur iu bashkua Inter-it nga Sampdoria, Icardi ka shënuar 89 herë në 149 ndeshje të kampionatit. Icardi është nën kontratë me Inter-in deri në vitin 2021, pasi bëri zgjatje të saj në vitin 2016. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan