Mavraj ‘harron’ veten: Të përkrahim trajnerin

Mavraj ‘harron’ veten: Të përkrahim trajnerin

Mërgim Mavraj nuk është ndalur më te ajo që ndodhi në fushë në takimin kundër Skocisë, por këtë herë vëmendjen e ka zhvendosur te tekniku italian Christian Panucci. Lojtari kuqezi thotë se trajneri ka përkrahjen e tyre, ndërkohë që përmend dhe vlerat e shqiptarëve: Të fortë në ditë të vështira.

“Është shumë e vështir të gjesh çka mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, të marrësh gjithë përgjegjësitë. Në futboll tregohet në fushë, unë kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë. Përkrahjen tonë e ka”.

“Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat, as nuk gabojmë. Këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe nuk ka lidhje pse trajneri u largua, erdhi, ngeli. Ne mundohemi, nuk është se nuk mundohemi, ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri”.

“Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet, siç kemi luajtur është nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshim, kemi qarkulluar më shumë topin. Ka hapësira për kundërshtarin, jemi duke u fokusuar në një repart por është mënyra e lojës që ka ndryshuar. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm ne”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.