Mavraj mbështet Dukën për presidencën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 15:45
Mbrojtësi kuqezi

Armando Duka, ditën e djeshme ka konfirmuar zyrtarisht rikandidimin për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në garë për postin e presidentit të këtij institucioni është futur edhe Bashkim Fino. Deputeti i Partisë Socialiste mbrëmjen e djeshme konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen për garën për postin e kreut të FSHF-së.

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale i ka përcjellë mesazh Dukës për garën, duke i uruar më të mirat.

“Të uroj më të mirat nga zemra. Suksese president. Big Boss”- shkruan kosovari. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike