Mavraj mund të transferohet në Spanjë, e duan edhe në Itali

Mërgim Mavraj është një futbollist i lirë, pasi vendosi të ndërpriste me konsensus marrëveshjen me klubin e Hamburgut. Kontrata e mbrojtësit të qendrës përfundonte verën e ardhshme dhe tani shqiptari do të marrë rreth 300,000 euro në kompensim ndërsa është i lirë për klubet e tjera. Sipas raporteve më të fundit nga Gjermani, për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka shfaqur interes Deportiva La Coruña nga Spanja dhe Brescia Calcio që militon në Serie B. Asnjë nga klubet nuk e josh 32-vjeçarin, pasi ai të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Gjermani, kryesisht në Bundesliga dhe do të preferonte një ekip gjerman. Gjithsesi në këtë moment kur ofertat nga Bundesliga mungojnë ai është i detyar të bëjë një zgjedhje tjetër.

Deportiva La Coruña duket klubi më i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të qendrës, megjithatë deri tani nuk ka patur asnjë ofertë zyrtare. Mavraj është gati për të nisur një aventurë të re dhe është në prijte të pfrtës më interesante. Kohët e fundit ai është lidhur edhe me një kalim në Turqi, por duket se ky destinacion nuk është në planet e 32-vjeçarit, që vuajti shumë në sezonin e fundit ndërsa humbi besimin e drejtuesve dhe stafit teknik. Trajneri Bernd Hollerbach nuk e shihet si një lojtar titullar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që grumbulloi në total 17 ndeshje me fanellën e Hamburgut, të gjitha si titullar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan