Mavraj në “duelin e jetës”, Abrashi për surprizën

E shtuna rikthen emocionet e kampionateve elitare evropiane dhe në fushë do të shohim edhe disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Në Bundesliga do të kemi mundësi të ndjekim Mërgim Mavrajn dhe Amir Abrashin. Armando Vajushin në Seria B, ndërsa në Holandë Milot Rashicën, mesfushorin e Kosovës. 

Mbrojtësi i Hamburger-it do të ketë një duel mbijetesë, pasi do të presë në fushën e tij Koln-in, prej orës 18:30. Vendasit mbajnë vendin e parafundit, ndërsa miqtë vendin e fundit. Kjo sfidë është një mundësi e artë për Hamburger-in për të dalë disi nga situata, pasi një fitore me Koln-in, e shoqëruar me humbjen e Weder Bremen-it kundër Bayern Munchen-it do të bënte që ekipi i Mavrajt të arrinte në zonën e “play-out”-it.

Sfidë interesante ka rezervuar kalendari edhe për mesfushorin, Amir Abrashi. Ekipi i Freiburg-ut do të presë në shtëpi Leipzig-un e vendit të dytë. Takim do të luhet prej orës 15:30. Sot do të zbresë në fushë edhe mesfushori tjetër shqiptar, Armando Vajushi. Ekipi i tij i Pro Vercelli-t luan në shtëpinë e Frosinone-s, prej orës 15:00. Në Hollandë, Milot Rashica do të ketë një duel interesant me Heerenveen, prej orës 20:45. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan