Mayweather hap dyert e shtëpisë, ja pamjet nga vila e re super luksoze e boksierit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Tetor 2018 10:52

Floyd Mayweather, një prej boksierëve më të pasur dhe të njohur të kohës, thuhet se ka një pasuri prej 1 miliardë dollarësh. Pikërisht për këtë arsye, ai nuk është kursyer për të ndërtuar shtëpinë madhështore, ambientet e së cilës do t’ju lënë pa fjalë.

Boksieri ka shpenzuar për 4.7 milionë dollarë një makinë, Koenigsegg CCXR Trevita, (edicion i limituar me vetëm dy prodhime, në të gjithë botën). Boksieri kohët e fundit tregoi me krenari një orë 18 milionë dollarëshe, të quajtur “Miliarderi”, si dhe ambicien që të blejë një ekip të NBA.

Perandoria e tij në fushën e pasurive të patundshme përfshin edhe gradacielen 400 metra të lartë “One Vanderbilt” në Nju Jork. Përveç avionëve privatë që mbajnë logon e tij, një shef kuzhine 24 orë në dispozicion, tashmë posedon dhe një shtëpi 25 milionë dollarëshe në Los Anxhelos. Shtëpia madhështore ka një kinema me 12 ulëse, rafte vere me 225 shishe e shumë gjëra të tjera. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike