Mayweather provon xhiron me elefant në Tajlandë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Dhjetor 2017 10:47
Pas pensionimit vijnë udhëtimet

Floyd Mayweather po vazhdon me aventurat e tij anembanë botës, tani që ka dalë në pension.

Boksieri i cili asnjëherë nuk e ka provuar shijen e humbjes ndodhet në Tajlandë, për të parë bukuritë dhe veçoritë e vendit.

Mayweather postoi në profilin e tij në Instagram një fotografi, ku ai qëndronte majë një elefanti.

Shëtitje me kafshën, madje edhe qëndrim në këmbë mbi të për ish boksierin, i cili ka vendosur që të udhëtojë gjithë Azinë.

Mayweather më parë vizitoi Kinën dhe Rusinë.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike