Mayweather stërvitet si maniak, mendon rikthimin në ring/VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Nëntor 2017 11:09

Ndeshja më e bujshme e boksit që u zhvillua këtë verë mes Floyd Mayweather dhe Conrad McGregor u mendua si e fundit e karrierës së amerikanit.

Ai vendosi që të rindeshej sërish në një ndeshje të fundit, por mjaft fitimprurëse me kampionin irlandez të UFC (Ultimate Fight Championship) .

Në Las Vegas ai vulosi triumfin e 50-të në karrierën e tij.

Por në ditët e fundit, Mayweather është parë duke u stërvitur intensivisht në palestër dhe kjo të bën të mendosh që amerikani mund të bëjë një rikthim sensacional.

Kampioni 40-vjeçar, 50 fitore asnjë humbje, po shqyrton një rikthim në ring, sipas mediave amerikane.

Dhe me sa duket shuma marramendëse që fitoi në ndeshjen me McGregor prej 259 milionë paundësh nuk ia ka kthyer mendjen Mayweather që të gjejë qetësi jashtë ringut.

Për më tepër, adhuruesit e boksit do ta mirëprisnin një rikthim të Mayweather.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike