Mayweather “zbut” tigrin e frikshëm

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Dhjetor 2017 19:46

 

Floyd Mayweather po e shijon kohën e lirë në maksimum pas tërheqjes nga ringu. Kampioni i botës në boks së fundmi ka vizituar disa miq të rij në Rusi ku ka shkrepur edhe foto me një tigër gjigant.

Boksieri amerikan duket qartë që është mjeshtër i qetësisë, pasi arriti të “zbusë” tigrin e frikshëm për të bërë një foto me të. 40-vjeçari më parë kaloi kohë me dy tigra ndërsa shoqëruesit e tij ndiheshin të frikësuar.

Floyd nuk është i pari boksier që ka interes për macet e mëdha Mike Tyson mbante tre tigra të Bengalit në shtëpi, të cilët i patën kushtuar 57 mijë paund.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike