Mbappe bëhet objektivi kryesor i Real Madridit

07 Shtator 2019

Real Madridi e ka identifikuar francezin e ri, Kylian Mbappe, si objektivin e tyre kryesor të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Në vazhdën e dështimit të tyre për të transferuar Neymarin përpara këtij sezoni, Zinedine Zidane ka kthyer vëmendjen e tij dika tjetër.

Megjithatë, trajneri francez nuk ka shkuar larg, pasi vëmendje ka kaluar tek bashkëlojtari i Neymarit te Paris Saint-Germain, Mbappe.

Lexo po ashtu: Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi, vazhdon të prijë Kylian Mbappe

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Real Madridi e ka bërë Mbappen objektivin e tyre të parë të transferimit për verën e ardhshme.

20-vjeçari francez shënoi 39 gola nga 43 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, duke shtuar edhe 17 asistime.

Çmimi i lojtarit mendohet tĂ« jetĂ« rreth 250 milionĂ« euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com