Mbappe bën kërkesë te PSG-ja për largim, francezi mund të transferohet te Reali

05 Qershor 2019

Raportohet se Kylian Mbappe ka bërë një kërkesë për transferim te Paris Saint-Germain, gjersa po vazhdojnë të qarkullojnë zërat se ai mund të transferohet te Real Madridi.

Francezi 20-vjeçar i shokoi të gjithë në muajin e kaluar kur tha se e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër, duke vënë kështu gjigantët spanjoll në alarm.

Sipas televizionit spanjoll, El Chiringuito TV, Mbappe ka bërë një kërkesë te PSG-ja në mënyrë që të largohet në këtë verë, pasi ka bërë me dije se e dëshiron një aventurë të re dhe një përgjegjësi më të madhe.

Neymar dhe Nasser Al-Khelaifi (Foto by Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu raportohet se Real Madridi është i gatshëm që ta transferojë sulmuesin e talentuar apo edhe bashkëlojtarin e tij, Neymarin, pasi Zinedine Zidane është duke tentuar të bëjë një revolucion në skuadër.

Lexo po ashtu: Tuchel: Dua që Mbappe dhe Neymar të qëndrojnë, por nëse largohen do të gjejmë zgjidhje

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchle kishte bërë me dije se ai nuk mund të garantonte nëse lojtarët do të qëndrojnë apo do të largohen, pasi nuk është e gjitha në dorën e tij.

“Si trajner, dëshiroj që ata të vazhdojnë të qëndrojnë me ne, por ky është futbolli, nuk mund të tregohemi naiv. Vendimi do të jetë i tëri i tyre nëse duan të qëndrojnë apo jo”., ka thënë trajneri i parisienëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com