Mbappè, gol i padobishëm? Ndoshta, por e bën atë … më të mirë se Messi

Kylian Mbappe vazhdon të vendosë rekorde dhe t’i vjedhë skenën edhe vetë Messi-t. Tre golat e realizuar nga kapiteni i Barcelona-s kundër PSV-së kanë kaluar në plan të dytë pas golit të talentit të PSG, që në këtë mënyrë është bërë lojtari më i ri në historinë e Champions që arrin shifrën e 11 golave në moshën 19 vjeçare e 272 ditë.

Nuk është rekordi i vetëm për një djalosh, i cili, teksa bashkëmoshatarët e tij studiojnë për provimin e maturës ose për të marrë patentën, ka fituar një Kupë të Botës dhe është një nga kandidatët për Topin e Artë. Sipas asaj që publikon “Marca”, Mbappe është disa hapa përpara kolegëve të tij që kanë shkruar historinë e këtij kompeticioni. Vetë Messi, sa për të përmendur dikë, ka qenë i detyruar të “presë” 21 vite e 119 ditë për të arritur në 11 gola, ndërsa Benzema-s i janë dashur 20 vite e 342 ditë. Aq sa mjafton, me pak fjalë, për t’u bërë pjesë e galerisë së lojtarëve më të mirë të Champions League.

Po ku qëndron problemi: goli ishte i padobishëm, sepse Liverpool, ekip që nuk njeh humbje, ka arritur ta bllokojë atë. Gjithsesi, Mbappe është në garë për të fituar një trofe, që do ta bënte atë fitues të gjithçkaje. A është në gjendje PSG ta ndihmojë sulmuesin e ri? Mes shumë rekordeve të Mbappe, është edhe një kuriozitet: ai ka shkuar atje ku Parisi nuk ka mundur, duke luajtur një gjysmëfinale kundër Juventus-it, pikërisht në sezonin para kthimit në shtëpi. Sigurisht, me Neymar dhe Cavani në krah të tij, PSG do të ketë mundësinë e radhës për triumfuar, pavarësisht hapit të parë fals, rruga është akoma e gjatë. Dhe me një Mbappe në këtë formë, gjithçka është e mundur. Madje, asgjë nuk është e pamundur. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan