Mbappe ka një dëshirë: të stërvitet me Wenger, por varet nga Zidane

15 Qershor 2018

Tifozët e Arsenal, ndjejnë keqardhje që në një farë mënyre e shtynë Arsene Wenger të largohet nga “Emirates Stadium”. Tekniku francez e mbylli aventurën me “Topçinjtë” pas 22-vitesh. Tashmë trajneri është i lirë dhe nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i tij i ri. Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën që 68-vjeçari të shkojë në Paris, të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Ligue 1.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të stërvitem nga Arsene Wenger. Ai është francez ka pasur një karrierë të madhe dhe tani është i lirë, pasi është larguar nga Arsenali”- tha 19-vjeçari për C8TV.

Pas largimit të Unai Emery, i cili nënshkroi me Arsenal, gjigantët francezë ia kanë besuar ekipin gjermanit, Thomas Tuchel. Edhe pse, Mbappe deklaroi që do të kishte dëshiruar që në vend të Emery të kishte ardhur Wenger. Ky i fundit prej kohësh flitej për një kalim të mundshëm në “Parc des Princes” pasi ka një lidhje të ngushtë me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Mund të ketë një shans Mbappe që të punojë me Arsene në nivel ndërkombëtare, kur Didier Deschampstë  largohet nga “Les Blues” nëse nuk fiton Kupën e Botës në Rusi, këtë verë. Por, për këtë post ish-tekniku i Arsenal do të konkurrojë me Zinedine Zidane, i cili u shkëput nga Real Madrid për të nisur një aventurë të re. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan