Mbappe mund të ishte lojtar i Manchester United

14 Korrik 2018

Kylian Mbappe mund të ishte sot lojtar i Manchester United vetëm për 5 milionë paund. 19-vjeçari që ka bërë një përformancë fantastike deri më tani në Kupën e Botës, u transferua nga Monaco te PSG për 166 milionë paund.

Ish-ylli i “Djajve të kuq”, Ryan Giggs zbuloi se kishte parë talentin e Mbappe në një ndeshje në “Old Trafford” dhe kishte mbetur i mahnitur nga ai. Madje, ai së bashku me disa sakut të tjerë kishte biseduar me drejtuesit e klubit anglez që të bënin maksimumin për ta afruar në ekip, për vetëm një vlerë të vogël.

“Unë e pashë Mbappe duke luajtur, së bashku me Gabriel Jesus. Ishte fantastik. Në atë kohë kushtonte afërsisht 5 milionë paund, diçka e tillë. Doja ta merrja në ekip. E di se si duket një lojtar i Manchester United”- tha ai për “The Times”.

Megjithatë, gjigantët e Premier League e humbën plotësisht mundësinë e tyre për nënshkrimin e yllit francez. Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë, i të të gjitha kohërave, pas Neymar-it. Specialistët e futbollit e krahasojnë atë me legjendën e futbollit brazilian, Pele.

Mbappe e ka filluar karrierën e tij te të rinjtë e AS Bonby para se të shkonte te Monaco. Pasi është rritur në radhët e klubit të Ligue 1, duke luajtur si rezervë, ai u bë pjesë e ekipit të parë. Ndërkohë që sot 19-vjeç ai luan titullar në Kupën e Botës me përfaqësuesen franceze.

Në 28 ndeshje të zhvilluara me fanellën e PSG-së sezonin që lamë pas ka shënuar 13 gola ndërsa në me Francën numëron në total shtatë të tillë. Pasditen e nesërme ai do të luajë finalen e madhe të “Rusi 2018” ndaj Kroacisë, ku natyrisht do të bëjë maksimumin për të gjetur rrjetën që të ngrejë lart trofeun e madh të këtij turneu. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan