Mbappe në qiellin shtatë, Pele i bën një dhuratë (foto)

24 Shtator 2018

E diela ka qenë mjaft speciale për sulmuesin francez Kylian Mbappe. Futbollisti i PSG-së mori një dhuratë speciale nga ikona botërore e futbollit Pele. Shpesh Mbappe është krahasuar me futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave dhe sigurisht që dërgesa e tij e lumturoi së tepërmi 19 vjeçarin .

Francezi realizoi 4 gola në Kupën e Botës dhe u shpall futbollisti më i mriz i turneut, duke ndjekur gjurmët e brazilianit, i cili në botërorin e tij të parë ishte thjesht i papërmbajtshëm.

Pele i dhuroi Mbappe-së një fanellë me firmën e tij të cilët sulmuesi e tregoi me krenari nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale.

“Faleminderit për këtë dhuratë, mbret” shkroi Mbappe në Twitter.

Ndërkohë që Pele me shaka kërcënoi se ai ishte gati që të rikthehej sërish në fushë për të rimarrë eksluzivitetin e rekordeve në futboll. Në Rusi, lojtari 19 vjeçar u bë adoleshenti i parë që shënoi më shumë se një herë në një Kupë Bote që kur Pele realizoi dopietë në finalen që Brazili e fitoi kundër Suedisë në 1958. /EDS/

Thanks for this amazing gift, King ? @Pele pic.twitter.com/W1sNkXRbym

— Kylian Mbappé (@KMbappe) September 23, 2018

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan