Mbappe, Neymar, Cavani dhe Icardi nuk e kanë të ardhmen e sigurt, PSG rivalizon Real Madridin për Haalandin

20 Maj 2020

Klubi i madh francez, Paris Saint-Germain i është bashkuar garës për sulmuesin sensacional të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një lajm sensacional në ballinën e tyre të së enjtes me një fytyrë të njohur mbi të.

Ata kanë zbuluar një histori për Erling Haaland, shkëlqimi i të cilit ndriçon ballinën dhe titullin kryesor të kësaj gazete.

Lexo po ashtu: Zidane identifikon treshen e 'ëndrrave' që do të pasonte Ronaldon, Benzeman dhe Balen

Sipas Marca, Real Madridi nuk është klubi i vetëm që do të nënshkruajë me yllin norvegjez pasi tani kanë një rival të fortë për shërbimet e tij.

Ballina e gazetës Marca

Bëhet fjalë për gjigantin francez, PSG që gjithashtu është shumë i interesuar për transferimin e Haaland, për një numër të madh arsyesh.

Njëra nga kryesore është e ardhmja e paqartë e yllit të tyre Kylian Mbappe. Ka dyshime se ai nuk do të rinovojë kontratën e tij, dhe ai madje mund të zgjedhë të shkojë te Reali.

Lexo po ashtu: Haaland nuk ndalet: Arrin shifrën e mbi 40 gola për tre vjet para Ronaldos dhe Messit

Për më tepër, dihet që Neymar është duke u lidhur gjithashtu fort me Barcelonën, dhe që Edinson Cavani dhe Mauro Icardi kanë të ardhme po aq të pasigurt.

Kështu që parisianët janë përgatitur të garojnë me Los Blancos për të provuar të blejnë Haaland, në momentin e parë që Dortmund mund të bindet se koha është e duhur për të shitur atë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan