Mbappe: Neymar është lojtar i shkëlqyeshëm, Icardi njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

23 Janar 2020

Kylian Mbappe ka zgjedhur fjalët më të mira për dy bashkëlojtarët e tij të sulmit te Paris Saint-Germain, Neymar dhe Mauro Icardi.

Talenti francez mund të largohet nga PSG këtë verë që vjen ose tjetrën, por tani për tani ai po shijon kohën e të luajturi përkrah Icardit dhe Neymarit.

Marrëdhënia e tyre e mirë ka bërë që treshja të shënojë dhe asistojë shumë deri më tani, ndërsa Mbappe u jep shumë merita bashkëlojtarëve.

Lexo po ashtu: Mbappe: Është tepër vonë për të pasur një karrierë si ajo e Messit, më duhet të frymëzohem nga Ronaldo

“Neymar është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe kemi një marrëdhënie të mirë në fushë”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Ai ka pasur dy sezone të vështira, por ai po kthehet në më të mirën e tij tani, gjë që është e mirë për tifozët e PSG-së dhe të gjithë ata që e duan futbollin”.

Mbappe, Icardi dhe Neymar kanë krijuar një treshe të frikshme

“Mauro është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por ai arriti me përulësi”.

Lexo po ashtu: Tuchel lavdëron partneritetin e dyshes sulmuese Mbappe-Icardi

“Ai ishte i vendosur për të ndihmuar skuadrën dhe ai mendon vetëm për të shënuar”.

“Ai tashmë ka shënuar shumë gola, duke dëshmuar rëndësinë e tij”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan