Mbappe: Nuk është koha tash të transferohem te Reali

13 Qershor 2019

Kylian Mbappe ka thënë se do të qëndrojë në klub edhe për sezonin e ardhshëm dhe se nuk do të transferohet te Real Madridi.

Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane dëshiron të ndryshojë ekipin pas një sezoni të dështuar pa fituar ndonjë trofe dhe për muaj me radhë po spekulohet se dëshiron ta sjellë bashkëkombasin në Santiago Bernabeu.

“Tani nuk është koha për të folur rreth kalimit në Real Madrid. Shumë prej jush më kanë pyetur për këtë, por kam thënë që do të mbetem në Paris Saint-Germain edhe sezonin e ardhshëm” , tha 20-vjeçari para gazetarëve.

Disa media kanë raportuar se sulmuesi do të ndryshojë mjedisin nëse nuk arrin të përmbushë qëllimet e karrierës me Paris Saint-Germain.

Real Madrid ka qenë aktiv në periudhën e afatit kalimtar veror, ku deri më tani ka shpenzuar më shumë se 250 milionë euro për sjelljen e Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Miliitao dhe Ferland Mendyn.

Ndrysh, Los Blancos pritet që mos të ndalen me transferime pasi janë duke kërkuar edhe sulmues të krahut të djathtë pasi që ka humbur besimi te Gareth Bale. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan