Mbappe: Reali? Për të fituar Championsin duhet të mposhtin më të mirët

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Dhjetor 2017 18:14
Mbappe: Reali? Për të fituar Championsin duhet të mposhtin më të mirët

I freskët nga kurorëzimi i lojtarit më të mirë të vitit 2017 në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, beson se skuadra e tij mund të thyejë Real Madridin në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve në shkurt të vitit të ardhshëm.

"Sigurisht PSG mund ta mundë Real Madridin, nëse nuk besojmë ne, kush do të besojë?", tha ai në emisionin televiziv “Telefoot”.

"Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, ne do të punojmë deri në shkurt për të qenë gati kur të vijë koha", vazhdoi ai.

Superylli 18-vjeçar zbuloi se ai nuk ishte i pakënaqur kur shorti i vuri përballë Realit.

"Mendoj se për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të përballeni me ekipet më të mira dhe Real Madridi është një prej tyre. Do të jetë një lojë e mrekullueshme, na duhet të tregojmë të gjitha cilësitë që kemi", deklaroi ai.

“Cristiano Ronaldo? Gjëja kryesore është loja. Unë përfaqësoj Francën, sepse ne jemi i vetmi klub francez i mbetur në garë, kështu që duelet personale janë në plan të dytë. Gjëja më e rëndësishme është kualifikimi", tha Mbappe.

Lajm i keq për tifozët bavarezë, humbasin një yll para Realit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 14:14
Formacioni përfundimtar sipas Bild

Jupp Heynckes do ta ketë të vështirë përballjen e nesërme ndaj Real Madrid. Jo vetëm për faktin që do të përballet me kampionët aktualë të Champions League, por edhe për shkak të mungesa të mëdha që ka në ekip. Pas Manuel Neuer, që mungon prej kohësh, listës së dëmtimëve i janë shtuar Arturo Vidal, Kingsley Coman dhe së fundmi David Alaba.

Gazetari i SportBild, Tobias Altschäffl ka ndjekur seancën e fundit stërvitore të Bayern Munich ndërsa ka raportuar edhe disa detaje rreth saj. Në një postim të bërë në profilin e tij në “Tëitter”, ai ka publikuar formacionin përfundimtar të teknikut 72-vjeçar që ka trajnuar në kampin stërvitor.

Formacioni është si vijon: Sven Ulreich - Rafinha, Mats Hummels, Jerome Boateng, Joshua Kimmich - Javi Martinez - Thomas Müller, James Rodriguez - Arjen Robben, Franck Ribery - Robert Lewandowski.

Në formacion duken mungesat si David Alaba dhe Thiago Alcantara. Bild shkruan se austriaku me shumë mundësi do ta humbasë përballjen me madrilenët për shkak të një lëndimi që ka pësuar në prapa në kofshë. 25-vjeçari ka filluar terapinë me mjekët e ekipit, por shanset janë të pakta që ai të zbresë mbrëmjen e nesërme në “Allianz Arena” me ekipin në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Në rast se informacioni i Altschäffl është i saktë, vendin e Alabas do ta marrë Rafinha.

Edhe pse mediat gjermane janë të bindur se futbollisti austriak nuk do të jetë në formë për sfidën e nesërme, nga ana tjetër Eurosport shkruan se lojtari ende diskutohet pavarësisht se mungoi në stërvitjen e mëngjesit. /EDS/

 

Champions, Voeller parashikon finalen e madhe, por a po flet si tifoz?

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
23 Prill 2018 22:44

Mbizotëron një atmosferë emocionuese në ambjentin e ekipit të Romë-s në lidhje me ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Liverpool-it. Një ndeshje e tillë nuk ndodh çdo ditë, dhe rreth pikërisht për këtë ndeshje ka folur edhe Rudi Voeller, legjenda e Romës në fillim të viteve '80 dhe '90. Gjermani ka dhënë një intervistë për TV Roma, në prag të ndeshjes kundër Liverpoolit.

24 prill 1991, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës UEFA, Roma-Broendby 2-1. E njëjta ditë me ndeshjen Liverpool-Roma, por njëzet e shtatë vjet më vonë.

E kujtoj shumë mirë atë natë. Ne fituam dhe shkuam në finale falë golit të shënuar nga unë, në minutat e fundit të takimit. Stadiumi ishte plot, dhe kjo na dha forcë. Por këtë herë në Anfield do të jetë një tjetër histori ...

Pse?

Kam besim tek Roma dhe mendoj se ekipi i Di Francesco-s ka një mundësi të shkëlqyer për të arritur në finale. Për mua të dy ekipet janë në të njëjtin nivel, kanë nga pesëdhjetë për qind shanse për tu kualifikuar. Anglezët në sulm janë të fuqishëm pasi luajnë me Salah, Manè dhe Firmino, por pjesa mbrapa lë shumë hapësira dhe bëjnë gabime. Do të kishte qenë më keq po të luanin përballë Bayern e Munchen në gjysmëfinale, ekip që unë e ndjek me vëmendje, si drejtues i Bayer Leverkusen. Ata janë një ekip i çmendur, nuk gabojnë asnjëherë. Por me siguri do të jetë ndryshe po u përballën në finale, sepse në një ndeshje të tillë çdo gjë mund të ndodhë.

Po thoni që finalja e Champions League do të jetë Roma-Bayern Munich?

Po, e shoh si mundësi. Roma ka gjithçka që i duhet për të fituar, ashtu si dhe Bayern që është favorit në ndeshjen me Real Madrid. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë për Romën, sidomos në ndeshjen e parë në Anfield, por mund tja dalin.

E keni ndjekur Dzeko-n? Shënon dhe jep asist. A shikoni tek ai një... Voeller?

Jo, Edin është i ndryshëm nga unë. Si karakteristika është një sulmues, që qëndron në zonë. Një lojtar në nivelin e Leëandowski apo Suarez. Më kujtohet Dzeko kur luante tek Wolfsburg, ishte shumë i fortë. Por pastaj u konfirmua edhe edhe në kampionate të tjera të vështira si Premier League apo Serie A.

Di Francesco-n, nga ana tjetër, e prisnit që të ishte gati që vitin e parë, në një ekip me ambicie si Roma?

Unë nuk e njoh atë personalisht, por e kam ndjekur tek Sassuolo ku, ai arriti menjëherë rezultate të shkëlqyera. Dhe tek Roma ai bëri të njëjtën gjë, duke i transmetuar grupit idetë e tij. Nuk ishte e lehtë, por ai e bëri. Ai është padyshim një trajner i shkëlqyer.

Ashtu si bashkëkombësi juaj Klopp, trajner i Liverpoolit.

Jurgen me Borussia Dortmund fitoi kampionatin, arriti në finalen e Champions League duke e humbur kundër Bayern. Ai është i aftë dhe di se si t'i japë ekipt një lojë spektakolare dhe me intensitet të lartë. Megjithatë, siç e kam përmendur, ai gjithashtu ka difektet e tij.

Stadiumi Olimpico do jetë i mbushur plot, biletat janë shitur në pak orë. Sa mund të ndikojë ky faktor?

Për mua relativisht, duke pasur parasysh se Liverpool ndeshjen e parë e luan në Anfield dhe e di se çfarë do të thotë të kesh mbështetjen e tifozerisë. Fati i ndeshjes do të vendoset në fushë, jo në tribuna. Kjo vlen për të dyja ndeshjet. Megjithatë, unë do të jem i pranishëm në stadiumin Olimpico. Unë nuk dua ta humbas këtë takim me historinë. /EDS/

VIDEO/ Nga finalja e 1984 tek forma super, ja sekretet e Liverpool-Roma

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 22:35
Nesër ndeshja e madhe

Po afron momenti i madh, me Liverpool dhe Roma që shpresojnë të gdhendin emrin e tyre në trofeun e Champions League në fund të muajit majit. Me vetëm tre ndeshje për tu luajtur, çdo gjë është e mundur ku të dyja ekipet kërkojnë të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e tyre.

Tifozët e Liverpoolit mund të jenë ndjerë të lumtur me faktin që shorti i shmangu ekipe si Real Madrid dhe Bayern Munich. Megjithatë, ndeshja e pabesueshme e Romës kundër Barcelonës tregon se italianët nuk kanë frikë asnjë ekip, dhe që në ndeshjen përballë Liverpoolit do të vijnë të karikuar dhe me besimin për të dalë me kokën lart.

Përballjet e mëparshme:

Liverpool dhe Roma janë përballur në pesë raste të mëparshme, ku ndeshja më e rëndësishme shte finalja e European Cup të vitit 1984 në Romë.

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të Phil Neal, Roma barazoi pastaj në fund të pjesës së parë me anë të Roberto Pruzzo-s.

Në pjesën e dytë dhe kohën shtesë nuk u shënuan gol, duke e dërguar ndeshjen tek penalltitë – kjo ndeshje hyri në histori sepse ishte finalja e parë e European Cup që përfundoi me penallti.

Liverpool humbi penalltinë e parë. Megjithatë, Bruno Conti dhe Francesco Graziani dështuan për Romën, dhe në këtë mënyrë Alan Kennadin shënoi penalltinë vendimtare.

Kjo fitore i dha Liverpoolit triumfin e katërt në Evropë në tetë vjet.

Forma e ekipeve:

Jordan Henderson do të jetë në dispozicion përsëri pas mungesës në ndeshjen e dytë kundër Manchester City-t për shkak të një pezullimi. Ndërsa Joe Gomez është kthyer nga lëndimi dhe me shumë mundësi do të jetë në stol. Liverpooli la pushim Firmino, Alexander-Arnold, Lovren dhe Chamberlain në ndeshjen kundër West Brom të shtunën, dhe të katërt priten të jenë titullar të martën.

Roma mund të mbështet tek Diego Perotti, i cili u kthye pas një mungese tre javore. Kolarov, Alessandro Florenzi, Danielle De Rossi dhe Edin Dzeko nuk u aktivizuan në fitoren 3-0 të Romës kundër SPAL dhe priten të jenë titullar të martën.

Mungesat e konfirmuara për Liverpulin janë Emre Can, Joel Matip dhe Adam Lallana, ndërsa Roma do të jetë pa Ricky Karsdorp.

 

Statistika:

  • Kjo është gjysmëfinalja e 10-të për Liverpoolin në historinë e Champions League, ku kanë kaluar në finale në shtatë nga nëntë rastet e mëparshme, duke humbur vetëm në sezonin 1964-65 kundër Inter dhe në sezonit 2007-08 kundër Chelsea.
  • Dy nga tre lojtarët që kanë shënuar të paktën 10 gola në Champions League këtë sezon janë lojtarë të Liverpool - Roberto Firmino (8 gola dhe 4 asist) dhe Mohamed Salah (8 gola dhe 2 asist).
  • Reds kanë shënuar 33 gola gjatë këtij sezoni, rekord nga një ekip anglez në sezon të vetëm të Champions League.
  • Liverpooli nuk e ka fituar ndeshjen e parë të një gjysmë-finale në asnjë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit (B3 H4), hera e fundit ishte fitorja 4-0 ndaj Panathinaikos në European Cup në sezonin 1984-85. /EDS/

 

 

Di Francesco analizon Liverpool dhe i kthen batutën Jurgen Klopp

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 21:04
EDF entuziast

Eusebio Di Francesco doli në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së parë me Liverpool-in të martën në mbrëmje në “Anfield”. EDF është optimist, ndërsa thotë se të besuarit e Klopp nuk varen vetëm nga Salah. "Jam gati ta përfytyroj atmosferën e së nesërmes mbrëma, ky stadium është i shkëlyqer. Ne italianët nuk jemi mësuar të kemi tifozë aq afër fushës. Liverpool do të ketë tifozët në anën e tyre, por tifozët tanë nga larg do të na mbështesin. Ne duhet të luajmë si ekip më shumë se kurrë. Liverpool-i është i ndryshëm nga Barcelona në aspektin e ritmit dhe ne duhet të luajmë mirë për të fituar", tha fillimisht ai.

Krahasimi mes Liverpool dhe klubeve të Serie A– “Ju nuk mund të krahasoni Liverpool-in me asnjë nga rivalët tanë në ligë. Liverpool-i është një ekip i cilësisë në Champions League, por ne jemi këtu për të luajtur futbollin tonë dhe për të imponuar stilin tonë".

Schick vs Under – “Under është në 50% aktualisht, Schick është një mundësi. Ky ekip i njeh dy stile të ndryshme të lojës, unë vetëm duhet të vendos se cili është më i miri. Menaxhimi i dy fazave do të jetë vendimtar".

Filozofi e njëjtë me Klopp – “Ne jemi shumë të ngjashëm. Më pëlqen shumë filozofia e tij e futbollit dhe unë jam i lumtur, megjithatë, njëkohësisht, jam i brengosur për t'u përballur me një trajner me këtë mentalitet. Ai ka treguar shumë më tepër se unë".

Alisson – “Ne nuk mund të mbështetemi vetëm tek një lojtar, ashtu si Liverpool-i nuk mund të mbështetet vetëm në Salah. Alisson është shumë i gatshëm ashtu si të gjithë të tjerët”.

E ardhmja në Angli – “Tani për tani, jam tek Roma. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Duhet të jetë emocionuese të stërvitesh në një stadium anglez, por ky nuk është prioritet për momentin. Klopp mund të thotë vetëm spageti në italisht, unë mund të them vetëm hamburger në anglisht", thumboi EDF. /EDS/