Mbappe: Reali? Për të fituar Championsin duhet të mposhtin më të mirët

18 Dhjetor 2017

I freskët nga kurorëzimi i lojtarit më të mirë të vitit 2017 në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, beson se skuadra e tij mund të thyejë Real Madridin në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve në shkurt të vitit të ardhshëm.

“Sigurisht PSG mund ta mundë Real Madridin, nëse nuk besojmë ne, kush do të besojë?”, tha ai në emisionin televiziv “Telefoot”.

“Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, ne do të punojmë deri në shkurt për të qenë gati kur të vijë koha”, vazhdoi ai.

Superylli 18-vjeçar zbuloi se ai nuk ishte i pakënaqur kur shorti i vuri përballë Realit.

“Mendoj se për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të përballeni me ekipet më të mira dhe Real Madridi është një prej tyre. Do të jetë një lojë e mrekullueshme, na duhet të tregojmë të gjitha cilësitë që kemi”, deklaroi ai.

“Cristiano Ronaldo? Gjëja kryesore është loja. Unë përfaqësoj Francën, sepse ne jemi i vetmi klub francez i mbetur në garë, kështu që duelet personale janë në plan të dytë. Gjëja më e rëndësishme është kualifikimi”, tha Mbappe.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan