Mbappe shënoi het-trik ndaj Lyonit, por goli i tij i dytë ishte i jashtëzakonshëm

05 Mars 2020

Kylian Mbappe me siguri do të fitojë Topin e Artë një ditë, jo vetëm se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po shkojnë drejt fundit të karrierës, por shifrat e tij flasin, se pa problem do të konkurronte me të dy edhe kur ata ishin në rini të tyre.

Sulmuesi francez sot mund të vlerësohet si lojtari më i mirë i botës dhe këtë ia mundësojnë edhe statistikat.

Mbappe edhe pse shumë i ri, tashmë ka arritur aq shumë gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe gjëja e frikshme është se ai po bëhet më i mirë e më i mirë, pas çdo dite.

Kylian Mbappe has now scored 30+ goals across all competitions in back-to-back seasons for PSG:

2018-19: 39 goals
2019-20: 30 goals

Sensational. 🤯 pic.twitter.com/uoOZxTCZJJ

— Squawka Football (@Squawka) March 4, 2020

Fituesi i Kupës së Botës sonte ishte në fushë për Paris Saint-Germainin kundër Lyonit në gjysmëfinalen e Kupës së Francës ku shënoi het-trik në fitoren 5-1, por goli i tij i dytë personal erdhi nga një solo aksion madhështorë, që i i çoi shifrat në 3-1.

Ai është një nga lojtarët më të shpejtë në planet, kështu që askush nuk mundi ta kap.

WHAT A GOAL BY KYLIAN MBAPPE… Early Puskas nomination, 🤯. pic.twitter.com/gF9A7LwUH8

— TC. (@TotalCristiano) March 4, 2020

Për të mos e zgjatur, më mirë shijojeni golin. Absolutisht i jashtëzakonshëm nga sulmuesi i ri.

Një gol që mund të jetë pretendent për Çmimin “Puskas 2020”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com