''Mbërthimi i Pitonit'', nuk ka më shpëtim (VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shtator 2018 18:11
Nuk duhet humbur

E kanë quajtur “mbërthimi i pitonit”, kapjen fantastike që po mahnit të gjithë ata që ndjekin artet marciale mikse dhe UFC. Lëvizja e ekzekutuar me mjeshtëri ka ndodhur në ndeshjen e dy ditëve më parë mes Zabit Magomedsharipov dhe Brandon Davies, duke i dhënë rusit fitoren e menjëhershme me dorëzim të kundërshtarit, i cili nuk kishte më shpëtim përveç se të kërkonte ndërprerjen e ndeshjes.

Rusi është një prej luftëtarëve më të mirë të momentit, me një 16 fitore dhe 1 humbje në MMA si dhe 4 fitore në po kaq ndeshje në UFC. Ndeshja nisi menjëherë me të dy luftëtarët të përqendruar te mundja dhe aty u kuptua që Magomedsharipov ishte superior, duke detyruar arbitrin të ndërpriste ndeshjen në raundin e dytë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike