Mbijetesa dhe Europa kalojnë në aksin Kamëz – Laç

Java e 14-të nisi me sfidën e Vlorës, aty ku Flamurtari i Ilir Dajës mori tri pikë me mjaft vlera duke ndalur Partizanin kryesues. Miqtë në fund kontestuan për një 11-metërsh, ndërkohë që në Tirana – Skënderbeu dhe Teuta – Luftëtari rezultatet nuk ishin surprizuese. Tirana vijon që të mos gjejë fitoren, ndërkohë që Skënderbeu ndalet në barazim duke lënë dy pikë për kreun. Natyrisht mund të kishte parakaluar të kuqtë, megjithatë, kampionati është vetëm në fazën e dytë.

Sot, në Kamzë dhe në Laç do të luhen dy ndeshje të rëndësishme. Dy skuadrat e fundit të tabelës do të ndeshen me dy ekipe që kërkojnë patjetër një vend në katërshen e parë. Kukësi për të thyer tersin e rezultateve të fundit, ndërkohë që Laçi për t’u konfirmuar me stofin e pretendentëve.

Kurbinasit do të rikthehen në fushën e tyre, një plus i madh për bardhezinjtë që edhe pse do të vuajnë mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm, sërish do të luajnë ndaj një kundërshtari jo shumë të rrezikshëm si Kastrioti. Krutanët fituan ndeshjen e javës së shkuar me rezultatin 3-0 kundër Kamzës, por Laçi është një rival tjetër që nuk mund të falë në ndeshje të tillë. Këtë takim do ta drejtojë Klodian Shahini, gjyqtar i ri dhe jo i kontestuar.

Në Kamzë, aty ku do të vendosë drejtësi Indrit Myrtja, do të jetë sfidë emociononte për shkak se Gjoka ka qenë në pankinën e verilindorëve, ndërsa te Kamza kanë “kunja” të vjetra. Gjithsesi, pritet që gjithçka t’i dorëzohet fushës. /EDS/

Kategoria Superiore | Java e 14-të

Flamurtari – Partizani 1-0

Tirana – Skënderbeu 1-1

Teuta – Luftëtari 1-0

Sot, ora 14:00

Kamza – Kukësi  | Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klajdi Kola

Laçi – Kastrioti | Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Rejdi Zajimi, Andi Koçi

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan