Mbledhje me tone të larta, presidenti i Kamzës inatoset me Fukuin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Tetor 2018 10:27
Shpërthen Naim Qarri

Kamza ka lënë pas pushimet dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Gjatë seancës stërvitore i pranishëm ishte edhe presidenti Naim Qarri, i cili ka organizuar një mbledhje urgjente. Ndeshja e fundit ndaj Flamurtarit e ka nervozuar shumë kreun e klubit, i cili ka deklaruar se nuk ka për të toleruar më rezultate negative. Mbledhja është shoqëruar me tone të larta, ku i pari që ka folur ka qenë trajneri Duro. Takimi është alternuar në gjuhët shqip dhe anglisht, në mënyrë që të kuptonin edhe lojtarët e huaj atë që po diskutohej. Më i kritikuari ka qenë Fukui, ku i është kërkuar llogari sa aksione mori përsipër në ndeshjen e fundit.

Presidenti Qarri ka deklaruar se ka qenë korrekt me rrogat, ku madje në disa raste janë dhënë paradhënie. Ai është shprehur i zhgënjyer, pasi pritshmëritë kanë qenë të mëdha. Shansi i fundit për lojtarët është Skënderbeu, ku në rast të një rezultati negativ, atëherë do të fillojnë ndëshkimet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike