Mbledhje urgjente te Lushnja, ja çfarë u vendos

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 16:35
Ka dyshime për disa lojtarë

Lushnja u mposht nga Vllaznia në ndeshjen e ditës së shtunë, çka bëri që trajneri Hysen Dedja pas asaj përballjeje të kërkojë një takim me kryebashkiakun Fatos Tushe. Shkodrani ishte gati të largohej nga ekipi, por presidenti i verdhejeshilëve nuk ia ka aprovuar diçka të tillë dhe duhet të vijojë punën me ekipin. Ditën e sotme është zhvilluar edhe një takim mes drejtuesve dhe ajo që kërkohet ka të bëjë me angazhimin maksimal.

Drejtuesit kanë shmangur gjobat për ekipin, ndërkohë që kërkohet të respektohet fanella deri në fund të sezonit. Nuk mohohet që ka dyshime se është tentuar të kapen lojtarë të tyre para ndeshjes me Vllazninë, por për diçka të tillë nuk ka prova. Gjithsesi, trajneri Dedja në daljen e tij mediatike ka theksuar se nëse dikush do tolerojë do të përjashtohet menjëherë dhe nuk do të ketë mundësi të luajë në asnjë ekip më./EDS/

VIDEO/ Dopieta e Immobiles çon Lazion e Strakoshës në vendin e katërt

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:56
Regjistrohet rekord në këtë ndeshje

Lazio ka fituar 2-0 sfidën kundër Verona-s në “Olimpico” me dopietë të Immobile-s që është zhbllokuar pas 45 ditësh që nuk shënonte. Edhe Strakosha ka bërë paraqitje pozitive në këtë takim, duke dhënë ndihmesë maksimale në arritjen e vendit të katërt pas kësaj fitoreje.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk pati gjë për të shënuar, pasi rrjetat nuk u prekën, por është regjistruar rekord për pesë ligat kryesore të europës. 17 gjuajtje në portë për 30 minuta lojë. Bardhekaltërit gjuajtën edhe traversën me Luis Alberto-n, por pa gjetur rrjetën.

Ndërsa në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Edhe pse Verona bëri rezistencë të gjatë, Immobile shënoi golin e parë për Lazio-n në minutën e 55, ndërsa 5 minuta më vonë shënon edhe golin e dytë. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Inzaghi-t që të marrë tri pikë me mjaft vlera. /EDS/

Gjici kundër Partizanit: Gjykimi ishte korrekt

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:48
Presidenti i kënaqur

Kukësi mori një fitore me vlera të mëdha në “Selman Stërmasi” duke mposhtur me përmbysje 3-1 ekipin e Partizanit. Të besuarit e Pacult, me këtë sukses u ngjitën në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve duke kapur zonën Europa League. Në përfundim të takimit drejtuesit e Partizanit akuzuan gjyqtarin Kridens Meta, teksa presidenti i Kukësit, Safet Gjici del kundër.

“Nuk e kuptoj se përse Partizani duhet të kontestojë gjykimin. Kartonët ishin, faullat po ashtu. Loja ishte shumë e mirë. Partizani ishte më mirë se ne në pjesën e parë. Shënuan të parët falë një gabimi të Imamit, por Partizani shkoi vetëm dy herë në portë, jo më shumë”, tha Gjici për “Top Channel”. /EDS/

"Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në Stamford Bridge"

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:22
E thotë një spanjoll

Cesar Azpilicueta thotë se Andres Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Mesfushori spanjoll luajti një rol kyç në vitin 2009, kur goli i tij spektakolar eleminoi Chelsea-n nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Barcelona më pas fitoi në finale 2-0 kundër Manchester United në “Olimpico” në Romë. Duke barazuar 0-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e parë, Chelsea kishte nevojë për fitore kundër Barcelonës dhe me të drejtë sulmuan, megjithatë ata e pësuan nga goli i Andres Iniesta.

"Goli e ndryshoi shumë historinë e tij dhe unë mendoj se fansat e Chelsea-t e ndjejnë akoma këtë në zemrat e tyre", tha Azpilicueta që vazhdoi: “Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankth dhe unë nuk mendoj se do të pritet mirë". Ajo që mbrojtësi nuk pranoi të përmendte - por mund të ketë qenë duke e menduar - ishte ajo që shumë i panë si të dyshimta vendimet e arbitërit, i cili i mohoi Chelsea-t të paktën dy penallti të qarta. /EDS/

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:02

Klubet rivale të Chelseat dhe Manchester City-t mund të kryejnë një operacion shkëmbimi që përfshin dy futbollistët më të mirë të të dyja skuadrave. Sipas gazetës së përditshme angleze “Metro News”, “Qytetarët” kanë hyrë në garën për blerjen e mesfushorit belg të “Bluve” Eden Hazard, por në këmbim bosi i ekipit nga Londra Roman Ambramovitch i ka kërkuar homologut, Sheikut Mansour të ofrojë sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili vlerësohet maksimalisht nga manjati rus i naftës.

Por Hazard është një futbollist shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Anglisë dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të realizohet për të paktën 100 milionë paund kur i mbeten dhe dy vite të tjera në kontratë. Kurse marrëdhëniet e sulmuesit Aguero me teknikun Guardiola janë prej kohësh të ngrira, ku golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të “Qytetarëve” ndien se nuk ka marrë respektin e merituar nga ish-trajneri i Barcelonës. Deri tani Aguero ka shënuar 13 gola në 10 ndeshjet e fundit. Në plan të parë duket se operacioni duket më se i realizueshëm, por ende merkatoja e verës nuk arritur dhe çdo informacion mbetet në kuadrin e hipotezave./EDS/