Mblidhen krerët e Federatave të Ballkanit, diskutohet për futbollin e fëmijëve

24 Shtator 2018

Presidenti i FSH-së, Armand Duka ishte i pranishëm në takimin vjetor Rajonal të Federatave të Rajonit të Ballkanit, zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë. Ky takim nisi më 19 shtator dhe përfundoi më datë 21. Të pranishëm në këtë tryezë ishin të gjithë Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të 14 federatave, të cilët diskutuan për projektet dhe rritjen e futbollit mes vendeve të rajonit. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s, Zoran Lakoviç, Drejtor i Departamentit të Federatave Kombëtare, Noel Mooney, Drejtues i Zhvillimit të Biznesit në Federatat Kombëtare, si edhe Denis Bastari, Menaxher i Programit “HatTrick” në UEFA.

Mini-Turneu Rajonal U-15

Tema kryesore në këtë takim ishte futbolli i fëmijëve dhe të rinjve ku u evidentua fakti që duhen ndërmarrë përpjekje për ofrimin e mundësive për këtë grupmoshë, si dhe gjetja e mekanizmave për të mbajtur lojtarët e rinj në klubet e tyre. Një konstatim në këtë kuadër nga ana e pjesëmarrësve ishte edhe fenomeni i humbjes së interesit të fëmijëve mbas moshës 12 vjeç. Dhe për këtë arësye, politikat e motivimit dhe shpërblimit mbeten shumë thelbësore dhe prioritare.

Në këtë linjë anëtarët e këtij grupimi, pas një konsultimi gati dy-vjeçar edhe me UEFA-n, propozuan organizimin e një Turneu Rinor për moshën U-15 me pjesëmarrjen e 14 federatave anëtare, si edhe dy federatave mike, nga konfederata të ndryshme (psh., CONCACAF).

Turneu është menduar të zhvillohet në periudhën e verës (1-15 korrik) dhe/ose dimër (15 janar – 15 shkurt) 2019.

Gjithashtu në lidhje me këtë aktivitet u propozua ideja e krijimit të një Nënkomiteti të Posaçëm i cili do të angazhohej me organizimin e turneut U-15.

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan