Mbrëmje ‘ferri’ për legjionarët, ja kuqezinjtë që u larguan nga Europa

Sot në mbrëmje u luajt edhe akti i fundit i kualifikueseve për Europa League, ku shumë legjionarë humbën shansin për t’u kualifikuar në fazën e grupeve. Basel-i ku aktivizohet mesfushori Taulant Xhaka, u eliminua vetëm nga goli në fushën kundërshtare. Ata fituan 3-2 në Zvicër, por u mposhtën sonte në mbrëmje 1-0 në Qipro nga Apollon. Xhaka qëndroi në stol për 90’ minuta, ndërsa sulmuesi Albian Ajeti, që ka zgjedhur Zvicrën e nisi ndeshjen nga stoli, por nuk arriti të ndihmone shokët e tij.

#CopenaghenAtalanta 4-3 dopo i calci di rigore
Sempre e comunque #GoAtalantaGo ⚫️? pic.twitter.com/NJoInNX3aW

— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 30, 2018

Atalanta humbi të drejtën për të kaluar në fazën tjetër vetëm nga ruleta e penalltive me danezët e Copenhagen, që siguruan biletën për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë. Të dyja ndeshjet mbaruan në barazim pa gola, ashtu si shtesat. Nga penalltitë u treguan më të saktë danezët duke kaluar më tej. Si Berat Gjimshiti, ashtu edhe Etrit Berisha nuk u preferuan në këtë takim nga trajneri Gasperini.

Europa league!! ?⚽️?
Bravo @FKQarabaghEN ! pic.twitter.com/PcsdGH2opD

— Hannes Halldórsson (@hanneshalldors) August 30, 2018

Spektator ishte edhe Ansi Agolli me Qarabag, por kapiteni i Kombëtares mund të ketë mundësi të aktivizohet në ndeshjet e tjera, pasi azerët ia dolën të përmbysnin humbjen 1-0 në Moldavi duke kaluan në grupe pas fitores 3-0. Në ndeshjet e fundit Agolli nuk po preferohet më në fushë dhe duket se ky do të jetë sezoni i fundit i tij në Azerbajxhan. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan