Mbrojtësi i kombëtares merr pasaportë greke

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Tetor 2018 10:01

Mërgim Mavraj bëhet grek. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim kombëtareje, por për pajisjen me pasaportë greke. Në një postim në Instagram, mbrojtësi i kombëtares ka publikuar një foto të pasaportës greke, duke falënderuar në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”. Në fakt postimi nuk qëndroi shumë, sepse mbrojtësi e fshiu.

Në të kaluarën, Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se ky shtet nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi të mbajë vetëm pasaportën shqiptare. Pajisja me pasaportë greke i shërben për të udhëtuar në SHBA apo Kanada, apo nëse të ardhmen vendos të transferohet në një kampionat evropian, aty ku shqiptarët quhen ekstakomunitarë. Në këtë mënyrë Mavraj ka ndjekur të njëjtën rrugë si Armando Sadiku, i cili ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë bullgare. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike