Mbrojtësi i Premier League-s: E vështirë të mbulosh Grezdën

Mbrojtësi i Premier League-s: E vështirë të mbulosh Grezdën

Eros Grezda ishte rrezik i vazhdueshëm për Skocinë në takimin e luajtur në “Loro Boriçi” kundër Shqipërisë të fituar 0-4 nga miqtë.

I ngarkuar për ta mbuluar, Callum Paterson është një futbollist me mjaft eksperiencë, që aktualisht luan për skuadrën e Premier League-s, Cardiff city. Por edhe 24 vjeçari vuajti jo pak në tentativat e tij për ta bllokuar sulmuesin kuqezi të krahut.

Për shkak të zotësisë së tij për të luajtur në disa role, Paterson u la në të djathtë të prapavijës, ku iu desh të merrej me lojtarin e Glasgow Rangers-it.

“Kishte kaluar pak kohë që kur unë kisha luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes për herë të fundit. Ky nuk është pozicioni im i preferuar në fushë, ndoshta është ai që pëlqej më pak. Grezda ishte i vështirë për t’u kontrolluar, krijoi probleme. Duhej të kujdesesha për pozicionin por nuk bëra mirë sidomos në 15-20 minutat e para të sfidës. Por jam i lumtur të bëj punën time aty ku më kërkojnë për ekipin. Por nëse shoh këtë ndeshje edhe një herë, nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë. Nuk ishte ndeshje e mirë. Bëra shumë faulle, mora një karton të verdhë që në fillim. Isha i lumtur që pjesa e tjetre skuadrës bëri mirë edhe për mua”, deklaroi Paterson për “The scotish Sun”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.