Mbrojtësi Krasniqi: Presim një sulmues nga Gjici

17 Dhjetor 2018

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, flet për situatën e ekipit të tij pas barazimit me Partizanin, por edhe për një rival direkt për objektivin titull, si Skënderbeu.

SKËNDERBEU – “Ndeshjen e sotme të Skënderbeut nuk e pashë, por nuk e prisja këtë rezultat. Nuk është turp të të mund Luftëtari, e kemi parë çfarë ka dhënë sezonet e fundit. Nuk mund të them që është një ekip më pak për titull, por thjesht sot u befasova. Kampionati ka ende ndeshje.”

GJICI E KISHTE PARASHIKUAR ECURINË E SKËNDERBEUT– “Presidenti ynë është ambicioz. Ne nuk merremi me llafe, bëjmë punën tonë. Edhe në ndeshjen tonë me Skënderbeun, sfida ishte e luftuar, dhe nuk mund të them se ata janë dobësuar si ekip.

NDAJ PARTIZANIT – “Ishte një ndeshje që kishim ardhur për ta fituar. Diferencën e bëri edhe Albani, me pritjet e tij. Ishte ndeshje që ndahej me një gol. Isha kundër Partizanit, që luaja para disa sezonesh, dhe ishte emocionuese. Më e lehtë e kisha se të paktën nuk kishte tifozë, nëse ata do të ishin në tribunë normale do e kisha më të vështirë.

SITUATA TE KUKËSI – “Për ne është dyfish më e vështirë, sepse të gjitha ndeshjet i luajmë jashtë. Po të luanim në Kukës me tifozët, do ishte më ndryshe. Gjithsesi, do përshtatemi deri në fund sa të bëjmë gati stadiumin. Tani presim merkaton, pasi presidenti ka shprehur dëshirën për një sulmues tjetër cilësor në ekip. Edhe me ndonjë rikthim, do bëhemi akoma më të fortë në ekip.”

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan