Mbyllet java debutuese e Kategorisë së Parë, ka surpriza

Është mbyllur sot java e debutuese e Kategorisë së Parë, e cila nisi të shtunën me sfidën mes Vllaznisë kundër Korabit, të fituar nga shkodranët.

Në grupin A Dinamo ka nisur me fitore aventurën e saj në të parën duke mundur Veleçikun falë një goli të Arian Shetës, 38-vjeçarit që iu bashkua skuadrës që vetëm pak javë më parë. Më parë Sefa kishte humbur një 11-metërsh. Dinamovitët lëngojnë prej vitesh në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar por këtë vit synojnë rikthimin në Superiore.

Erzeni dhe Besëlidhja kanë fituar të dyja ndeshjet e tyre hapëse. Shijakasit prisnin Ilirinë e Fushë Krujës të  cilën e kanë kaluar me rezultatin 2-1, po aq sa edhe fitorja e lezhanjëve me Burrelin, e siguruar vetëm në kohën shtesë, me penallti. Shënkolli ka arritur të parrë tri pikët e para duke mposhtur 1-0 Vorën.

Emrat e mëdhenj në grupin B nuk kanë mundur të dominojnë si në grupin A. Kështu Lushnja është ndalur në barazim me Tomorin në Berat, edhe pse arriti të kalonte fillimisht në avantazh. Bylis është mposhtur nga Egnatia në Rrogozhinë, duke u ndëshkuar vetëm gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. Apolonia e ka nisur mbarë sezonin duke mundur 1-0 Turbinën në Cërrik, pasi arriti të shënonte shpejt dhe e ruajtur avantazhin deri në fund të takimit.  Në ndeshjet e tjera, Oriku ka mundur në shtëpi Elbasanin duke i shënuar dy herë ndërsa Pogradeci ka fituar 2-1 kundër Besës.

Kategoria e Parë, rezultatet e javws sw parw

Grupi A

Dinamo-Veleçiku 1-0 (Shënues: Sheta 63′)

Erzeni-Iliria 2-1 (Shënues: Lajthia 29′, Teqja 53’/ Turkaj 44′)

Besëlidhja-Burreli 2-1 (Shënues: Pasha 4′, 90+1’ (p.)/ Xhixhiua 68′)

Shënkolli-Vora 1-0 (Shënues: Përgjini 81′)

Vllaznia-Korabi 2-1 (Shënues: Shënues: Hajdari 45+2’, Rodrigues 73’ / A.Murrja 66’)

Grupi B

Tomori-Lushnja 1-1 (Shënues: Çaço 66′ (p.)/Sulkja 34′)

Pogradeci-Besa 2-1 (Shënues: Topllari 45′, Pere 53’/ Çekiçi 49′)

Turbina-Apolonia 0-1 (Shënues: Hidersha 18′)

Oriku-Elbasani 2-0 (Shënues: Azizaj 28′, Dhrami 60′ (p.))

Egnatia-Bylis 1-0 (Shënues: Dimo 39′)

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan